Ana financiare, barrë e rëndë për të gjithë!

Sporti

Ana financiare, barrë e rëndë për të gjithë!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2014 Në ora: 19:09


Klubet e volejbollit pothuajse në përgjithësi janë në krizë financiare qoftë të meshkujt qoftë te femrat! Secili klub mundohet të gjejë formën se si të mbijetojë dhe të shënojë edhe rezultate më të favorshme në elitën e volejbollit. Për dallim nga klubet tjera, KV Drenica R&Rukolli nga Skenderaj, paksa ka kushtet më të mira dhe janë prej klubeve më të organizuara në vend. Arbon Osmani, trajner dhe kapiten i ekipit, tha se ana financiare, është barrë e rëndë për të gjitha klubet! “Shpresoj që të gjitha ekipeve në Superligë të iu lehtësohet fillimisht situata financiare, gjë që u bë shumë barrë e rëndë për të gjithë. Kjo po ndikon direkt në cilësinë e sportit të volejbollit në Kosovë”, shpreh brengën Osmani. KV Drenica R&Rukolli, fitues i Kupës së Kosovës, ka disa lojtarë më përvojë. A e sheh ekipin edhe më të fortë se në edicionin e kaluar?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat