El Jaish, 7.5 mln Euro në vit Xavit

Sporti

El Jaish, 7.5 mln Euro në vit Xavit

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 00:27

Telenovela e 34-vjeçarit katalanas vijon me serinë e radhës.

Xavi ikën, Xavi qëndron… Telenovela e 34-vjeçarit katalanas vijon me serinë e radhës, pavarësisht se një javë më parë u duk sikur mesfushori kishte hequr përfundimisht dorë nga oferta e New York City-t, për të qëndruar edhe një sezon tjetër në Katalunjë pas bisedës që pati me trajnerin Luis Enrique. Orët e fundit, e përditshmja katalanase “Sport” ka dhënë lajmin e mbërritjes së një oferte të re nga Katari.

Pas AL-Saad dhe AL-Arabi, që kanë kontaktuar me Xavin para amerikanëve të New York City-t, për shërbimet ikonës së Barçës, El- Jaish ofron 7.5 milionë Euro për tre sezonet e ardhshme. Një shumë kjo shumë e lartë për një kampion që është në fund të karrierës. Çfarë do të bëjë Xavi? Do të zgjedhë azilin e artë në Katar, apo do të pranojë një rol jo më prej protagonisti te Barcelona? Zgjedhja mbetet e vështirë, sepse paratë nga Lindja e Mesme ia kanë turbulluar mendjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat