Real Madrid mendon për Lukakun

Sporti

Real Madrid mendon për Lukakun

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 20:46

Romelu Lukaku mund të përfundoj në Real Madrid gjatë kësaj vere. Reprezentuesi belg është në kërkim të një skuadre pasi nuk bënë pjesë në planet e menaxherit të Chleseas, Jose Mourinhos.

E ardhmja e Romelu Lukaku vazhdon të mbetet e paqartë. Reprezentuesi belg ka përfunduar huazimin te Evertoni, derisa nuk bënë pjesë në planet e menaxherit të Chelseas, Jose Mourinhospër sezonin e ri

Por, sipas tabloidit britanik, Daily Star, ish sulmuesi i Anderlehtit mund të përfundoj në Real Madrid. Belgu shihet si zëvendësim për Alvaro Moratan, i cili u transferua te Juventusi.

Lukaku ishte transferuar në Chelsea në vitin 2011 nga Anderlecht për 22 milion euro. Por, belgu nuk kishte bindur në Stmeford Bridge, derisa ishte huazuar në West Bromwich dhe Everton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat