A po rikthehet Drogba te Chelsea?

Sporti

A po rikthehet Drogba te Chelsea?

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 10:47

Nuk është larg mendsh që Didier Drogba sërish të rikthehet në fanellën e Chelseas, e cila udhëhiqet nga trajneri më kontravers, Jose Mourinho. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë në edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së njohur turke, Galatasaray dhe tash është pa kontratë. Futbollisti Drogba ani se ka 36-vjet duke se është më së i nevojshëm për Chelsean që të bëjë sulmin edhe më të frikshëm për kundërshtarët në Premier League. Chelsea ka në skuadër dy sulmues: Diego Costën dhe Fernando Torres pasi Romelu Lukaku është me valixhe në duar, megjithatë për Mourinhon, Drogba është një lojtar që mund përmirësojë ende edhe më shumë repartin e avancuar të londinezëve. “Po mendojmë për të. Ne dëshirojmë të fitojmë ndeshjet tona por edhe shumë trofe në sezonin e ri dhe Didier është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Mendoj se ai është ende i aftë për të luajtur në Premier League, megjithatë ai që do të vendosë nëse do të firmosë me të është presidenti Abramovich. Por nëse e marrim në skuadër kjo nuk do të thotë që ne jemi duke e bërë diçka të tillë për faktin se Drogba është një legjendë e Chelsea-t. Drogba mund të vijë këtu për arsyen e vetme se ne si klub besojmë ende tek ai dhe e dimë shumë mirë që mund të na ndihmojë shumë në arritjen e sukseseve të mëtejshme. Unë vetëm një gjë dua t’i them presidentit. Shpresoj që ai ta marrë sa më shpejtë vendimin në lidhje me Drogba, pasi një sulmues i rëndësishëm si ai do t’i bënte punë çdo skuadre”; tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat