Shaqiri: Juve, një alternativë e mirë

Sporti

Shaqiri: Juve, një alternativë e mirë

Nga: K.G. Më: 23 korrik 2014 Në ora: 11:53

Mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri, duket se e ka përnjëmend ta lëshojë ekipin e Bayernit nga Munihu, kampion i Bundesligës. Futbollistin shqiptar e kërkojnë Roma, Liverpooli, Juventusi, Monaco etj. por ende nuk ka vendosur se ku do të shtegtojë për edicionin e ri ose do të qëndrojë në Bayern! Shaqiri, ndryshe reprezentues i kombëtares së Zvicrës, tha se është një mundësi e mirë Juventusi! “Jam me pushime dhe nuk e di ende se çfarë do të ndodhë. E vetmja gjë e sigurt është se unë kam një kontratë me Bayern Monako deri në vitin 2016”, ka thënë Shaqiri për të përditshmen italiane dhe e afërt me Juventusin “Tuttosport”. Ai ka kontratë deri në vitin 2016 me bavarezët, pro nuk është i kënaqur me minutat e lojës që ka pasur në edicionin e fundit nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola. Ai është në pushime dhe sipas tij nuk ka ndonjë informacion nëse menaxheri i tij është duke biseduar me Juventusin. “Nuk e di nëse ka ndonjë kontakt me ‘Bianconeri’ po ashtu edhe me Liverpoolin dhe Monacon. Juve mund të jetë një alternativë e mirë, dhe e njëjta vlen edhe për Liverpoolin dhe Monaco”, thotë Shaqiri. shqiptari me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit e vlerëson lart Juven dhe thotë se është klub i madh. “Juventus është një klub i madh, cili lojtar nuk do të dëshironte të luaj aty? Unë jam i Bayernit, por unë nuk do të shoh Juventusin si një hap prapa për karrierën time” , ka thënë Shaqiri, duke pasur fjalë miradije për “Zonjën e Vjetër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat