James: Modeli im ka qenë Zidane

Sporti

James: Modeli im ka qenë Zidane

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 09:41

James Rodriguez ndihet krenar që do të luajë në klubin në të cilin më parë ka luajtur modeli i tij, Zinedine Zidane.
Ylli kolumbian, James Rodriguez, është deklaruar tejet i lumtur që do të luajë në të njëjtën skuadër në të cilën më parë ka luajtur Zinedine Zidane.

James theksoi se francezi ka qenë modeli i tij i fëmijërisë për t’u bërë një futbollist.

“Unë gjithmonë e kam pasur model Zidane”, u shpreh Rodriguez. “Ishin Zidane, Ronaldo, Roberto Carlos. Gjithmonë kam qenë tifoz i Real Madridit. I kam shikuar ata gjithmonë dhe kam ëndërruar të jem këtu”, shtoi tutje kolumbiani.

Ky i fundit do të mbajë numrin 10 te skuadra mbretërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat