Garcia rrëfen objektivat: Roma kërkon titullin

Sporti

Garcia rrëfen objektivat: Roma kërkon titullin

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 00:54

Trajneri francez nuk mund të qëndronte pa dhënë mendimin e tij edhe për largimin e Antonio Contes..

Nga Amerika ku Roma po vijon fazën përgatitore, trajneri i skuadrës verdhekuqe Rudi Garcia paralajmëroi Juventusin por edhe të gjithë rivalët e tjerë të Serie A në prag të sezonit të ri.

“ Duhet të jemi gati për startin e sezonit. Përgatitjet tona janë orientuar mbi faktin se pas vetëm pak kohësh na duhet të luajmë ndeshje zyrtare. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse të përgatitemi sa më mirë për fillimin e kampionatit që është edhe objektivi ynë kryesor për këtë sezon. Unë jam ambicioz dhe dua të fitoj”.

Më pas një opinion i Garcias shkoi për situatën e mbrojtësit Mehdi Benatia i cili është përfolur për një largim të mundshëm nga Roma, por dhe për merkaton e deritanishme që ka zhvilluar shoqëria.

“ Benatia është nën kontratë me ne dhe do të qëndrojë te Roma. Merkato? Kemi bërë një punë të mirë deri tani duke afruar në skuadër lojtarë me pwrvojw si Ashley Cole, Keita dhe Emanuelson por edhe të rinj premtues si Iturbe dhe Ucan”.

Trajneri francez nuk mund të qëndronte pa dhënë mendimin e tij edhe për largimin e Antonio Contes nga stoli i Juventusit.

“ E vetmja gjë që mund të them sa i përket largimit të Contes është se u surprizova shumë kur mora lajmin. Ne nga jashtë nuk do ti mësojmë kurrë arsyet e largimit të tij, megjithatë një gjë e dimë shumë mirë: Juventusi është skuadra për tu mundur”.

Përpara se të marrë pjesë në turneun Guiness International Champions Cup, Roma do të zhvillojë një takim miqësor me Liverpoolin, megjithatë për Garcian në këtë sfidë në plan të parë nuk qëndron rezultati.

“ Gjëja e parë që do të vlerësoj do të jetë gjëndja fizike e futbollistëve. Për Pjanicin dhe De Rossin do të ishte shumë shpejtë për të zbritur në fushë qoftë edhe për 1 minutë. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu faktin se Liverpooli e nis kampionatin 15 ditë më parë se ne dhe normalisht është përpara me përgatitjet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat