Çiklisti Matteo Trentini triumfoi në shtegun më të gjatë

Sporti

Çiklisti Matteo Trentini triumfoi në shtegun më të gjatë

Nga: Shkruan: Fazli BERISHA Më: 11 korrik 2014 Në ora: 18:52

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 101-të-etapa e 7-të

Shtegu Epernay- Nancy i gjatë 234.5 kilometra, është shtegu më i gjatë në Tour de France, por jo edhe më i vështiri sepse reliefi i këtij shtegu është i sheshtë. Me gjithë terrenin e mirë dhe motin e freskët që mbretëroi dhe i përshtatshëm për garues, jo gjithçka shkoi mirë. Pati përplasje të çiklistëve, mu për këtë Atapuma Darvini i ekipit (BMC detyrua të braktisë garën. Pati një rivalitet të madh sidomos në finish të garës ndërmjet Matteo Trentinit dhe Peter Sagan, i cili vazhdimisht gjendet në dhjetëshin e parë, por jo edhe të fitojë një etapë. Në fund, triumfoi Matteo Trentini, bashkë me Sagan dhe grupi pati një kohë të njëjtë. Nuk ka ndryshime në renditjen e përgjithshme vazhdon të jetë gatë e njëjtë, kështu që edhe pas etapës e 7-të prinë çiklisti italian Vincenzo Nibali me kohë të përgjithshme 29h57'04''. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë vazhdon tabartë çiklisti Peter Sagan më 259 pikë. Ndërkaq si maloristi më i mirë me 6 pikë dhe që bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe edhe më tutje është francezi Cyril Lemoine. Fanellën e bardhë tash e bartë çiklisti sllovak Peter Sagan çiklisti më i suksesshëm i ri i garës me kohë prej 29h 57' 48'' . Çiklistët të shtunën gara vazhdon në luftë për etapën e 8-të në shtegun Tomblaine - Gérardmer La Mauselaine i gjatë 161 kilometra. Nga kjo etapë nisin seria e etapave malore. Kjo është lufta e parë malore për çiklistët në këtë Tur, ndërkohë që finishi i ngjanë një klasiku pranveror në Ardenim. Ngjitjet janë shumë të pjerta dhe të ngushta. Ngjitja në maje në” Col de Grosse Pierre” përfshinë platformën prej 16%. Ky profil shtegut me ulje dhe ngjitje vazhdon deri në Gerardmer. Çiklistët nisën nga Tomblaine , qytet me 8 mijë banorë, një në 3 banorë është më i ri se 19 vjeç. Këtu prodhohen automobila, ka shumë klube sportive dhe ka një qëndrueshmëri ekonomike. Caku i garës është në qytetin Gérardmer La Mauselaine, ndryshe ka nofkën"Perla e Vosges”, qytetin ku jetuan vëllezërit Abel e Viktor Hygo. Qytet me 9250 banorë dhe më 20 mijë vizitorë në stinën e dimrit duke iu falënderuar qendrës alpine të skijimit. I pasur me natyrë të bukur dhe qendra të festivaleve sportive. Gara nis në orën 13.40 sipas kohës lokale.


Rezultatet e Etapës së 7-të

1. Matteo Trentin(ITA) Omega Pharma 05h 18' 39''
2. Peter Sagan(SVK) Cannondale 05h 18' 39''
3. Tony Gallopin (FRA) Lotto-Belisol 05h 18' 39''
4. Tom Dumoulin (NED) Giant-Shimano 05h 18' 39''
5. Simon Gerrans (AUS) Orica Greenedge 05h 18' 39''
6. Daniel Oss (ITA) BMC Racing 05h 18' 39''
7. Cyril Gautier (FRA) Europcar 05h 18' 39'''
8. Sylvain Chavanel (FRA) Iam Cycling 05h 18' 39''
9. Sep Vanmarcke (BEL) Belkin Pro Cycling 05h 18' 39''
10. Greg Van Avermaet (BEL) BMC Racing 05h 18' 39'' '

Renditja e përgjithshme
1. Vincezo Nibali(ITA) Astana 29h 57' 04''
2. Jakob Fuglsang (DEN) Astana 29h 57' 06''
3. Peter Sagan (SVK) Cannondale 29h 57' 48'''
4. Michal Kwiatkowski (POL) Omega Pharma 29h 57' 54''
5. Tony Gallopin (FRA) Lotto-Belisol 29h 58' 49''
6. Richie Porte (AUS) Team Sky 29h 58' 58''
7. Andrew Talansky (SHBA) Garmin - Sharp 29h 59' 09''
8. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 29h 59' 15''
9. Romain Bardet (FRA) La Mondiale 29h 59' 15''
10. Alberto Rui Costa (POR) Lampre-Merida 29h 59' 15''

Renditja ekipore

1. ASTANA PRO TEAM (KAZ) 89h 53' 23''
2. BELKIN PRO CYCLING (NED) 89h 56' 52'''
3. TEAM SKY (GBR) 89h 58' 51''
4. BMC RACING TEAM (SHBA) 89h 59' 28''
5. TREK FACTORY RACING (SHBA) 90h 00' 59''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat