Mazzarri rrëfen Interin e ri: E dua luftarak

Sporti

Mazzarri rrëfen Interin e ri: E dua luftarak

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 19:02

I çlodhur, i rigjeneruar dhe energjik. Në fjalët e para për sezonin e ri, trajneri Mazzarri përcjell optimizëm për mbarë popullin zikaltër.

I çlodhur, i rigjeneruar dhe energjik. Në fjalët e para për sezonin e ri, trajneri Mazzarri përcjell optimizëm për mbarë popullin zikaltër.

“Po përjetoj një rini të dytë, njëlloj si në ditën e parë kur nisa trajnimin. Jam i karikuar. Me shoqërinë jemi sqaruar, ekziston respekt reciprok mes nesh dhe kjo më jep më shumë forcë për nisjen e një etape të re”.

Ka rinovuar deri në vitin 2016 tekniku toskan dhe falë këtij akordi ndjen mbështetjen jo vetëm të klubit, por edhe të tifozerisë, ndërkohë që pyetet se kush do të jetë kapiteni i ri në mungesë të Zanettit.

“Ranocchia është më i përshtatshmi, por do të jetë vetë ai që duhet ta tregojë se e meriton. Përsa i takon objektivave, nuk preferoj limite. Dua që lojtarët e mi ta ndjejnë veten mes të parëve dhe të shkojnë me shpirt luftarak në çdo ndeshje. Dua një skuadër që të luftojë dhe kurrë të mos dorëzohet”.

Në fund, i pyetur për kualitetet që Interi ka në raport me skuadrat e tjera të Serisë A, Mazzarri nuk mund të qëndronte jashtë temës së Botërorit.

“Vlerat teknike nuk mjaftojnë sepse është organizimi që bën diferencën dhe të gjitha bashkë japin rezultatet. Futbolli zakonisht ecën në këtë drejtim. Shikoni konkretisht ekipet si Kili dhe Kosta Rika, të cilat në Kupën e Botës ia bënë të vështirë jetën skuadrave me vlera teknike më të mëdha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat