Mike Tyson: E kuptoj Luis Suarez

Sporti

Mike Tyson: E kuptoj Luis Suarez

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 23:44

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, u shpreh se veprime të tilla janë impulsive.

Ekziston një personazh shumë i njohur në këtë Botë, që e kupton më mirë se kushdo tjetër Luis Suarez-in, i cili e ka të pamundur ta ndalë instiktin e tij për të kafshuar kundërshtarët gjatë garave sportive. Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Mike Tyson, i cili 17 vjet më parë i këputi veshin me dhëmbë Evander Holyfieldit në një duel për gjerdanin e artë, u shpreh se veprime të tilla janë impulsive dhe të pakontrollueshme.

“E njëjta gjë më ka ndodhur edhe mua me Holyfield. Edhe Luis u rrëmbye nga gara dhe nuk arriti ta frenonte instiktin e tij kafshëror. Unë e kuptoj shumë mirë, është një moment blackout, që ndonjëherë ndodh. Në ato çaste gjaku të vlonë në vena dhe mbyt logjikën. Bëhesh dikush që në të vërtetë nuk je”.

Luis Suarez u vendos në qendër të vëmendjes gjatë Brazil 2014, pasi kafshoi në shpatull mbrojtësin italian Gorgio Chiellini. Për këtë veprim të tij antisportiv, sulmuesi uruguaian, që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt te Barcelona, është pezulluar 9 ndeshje me kombëtaren dhe 4 muaj nga të gjitha kompeticiont sportive, madje gjatë kësaj periudhë nuk mund të stërvitet me asnjë skuadër futbolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat