Messi me Argjentinën në finalen e madhe, Holanda e pafat

Sporti

Messi me Argjentinën në finalen e madhe, Holanda e pafat

Nga: Kemajl Goca Më: 9 korrik 2014 Në ora: 22:02

Argjentina u kualifikua në finalen e madhe të Kampionatit Botëror - "Brazili 2014" në futboll. Argjentinasit me 13 korrik (në orën 21.00) në stadiumin "Maracana" në Rio De Jainero, do të takohen me Gjermaninë. Argjentina me penallti siguroi fitoren e madhe me rezultat 4:2 ndaj Holandës. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa gola (0:0), por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati ndryshim të rezultatit. Stadiumi "Arena de Sao Paolo" me një pamje magjike, ku tifozët e të dyja kombëtareve me brohoritje e anime i dhanë shije kësaj shfaqje të madhe. Dy futbollistët më të rrezikshëm: Lionel Messi i Argjentinës dhe Arjen Robben i Holandës, ishin nën mbikëqyrje të rreptë nga reparti i mbrojtjes. As Messi, as Robben, dot nuk e shpërthyen mbrojtjen sidomos në kohën e rregullt por as pa vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. Nga dy protagonistët është pritur që të bëjnë diferencën në fushë, por ka qenë shumë vështirë, sepse si njëri po ashtu edhe tjetri u përcollën këmbë pas këmbe dhe u amortizuan tërësisht. Ndeshje e baraspeshuar dhe me pak raste shënimi në 90 minutat e kohës së rregullt. Te dyja kombëtaret taktizuan, por edhe dhanë maksimumin nëpër një kohë me shi. Në minutën e 15-të, Lionel Messi apo "pleshti" nga gjuajtja e lirë, dërgoi goditje mjaft të fortë, por portieri Cillessen nuk u befasua. Te argjentinasit pa dyshim se u vërejt dukshëm mungesa e futbollistit Angel di Maria, i cili u lëndua në ballafaqim me Belgjikën. Lavezzi në minutën e 70-të tentoi të rrezikoi por gjuajtja e tij u bllokua nga mbrojtja holandeze. Arjen Robben në minutën e 90-të me hapat e tij të mëdhenj depërton në thellësi të 16-shit, kur pritej se do ta "bombardoi" portën, Mascherano fenomenal, e bllokoi gjuajtjen e tij, duke devijuar topin në korrne. Palacio i Argjentinës lehtë ka mundur ta vulosë edhe rezultatin në minutën e 115-të, por u tregua i ngathët dhe reagon portieri Cillessen, duke e kapur topin para tij. 120 minuta lojë nuk sollën fitues, por ishin penalltitë që përcaktuan finalistin e dytë. Portieri argjentinas, Romero, ishte trim i fitores, priti penalltitë e Vlaar dhe Sneijder. Te Argjentina të pagabueshëm në penallti ishin: Messi, Garay, Aguero, Rodriguez. Argjentina me penallti fiton me rezultat 4:2 dhe u kualifikua, e cila tash synon titullin e tretë në histori të tyre. Holanda e pafat, e dëshpëruar me lot në sy lëshuan fushën në "Arena de Sao Paolo".

Holanda-Argjentina 2:4 - 0:0

Stadiumi "Arena de Sao Paolo" në Sao Paolo.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar: Cuneyt Cakir (Turqia).
Kartonat e verdhë: Martins Indi, Huntelaar-Demichelis.
Penalltitë - shënuan: Robben, Kuyt - Messi, Garay, Aguero, Rodriguez.
Dështuan:Vlaar, Sneijder.
Holanda: Cillessen, De Vrij, Vlaar, Martins Indi (Janmaat 46'), Kuyt, De Jong (Clasie 62'), Sneijder, ëijnaldum, Blind, Robben dhe Van Persie (Huntelaar 96').
Argjentina: Romero, Zabaleta, Demichelis, Garay, Rojo, Biglia, Mascherano, Lavezzi (Rodriguez 100'), Messi, Perez (Palacio 81') dhe Higuain (Aguero 82').

Holanda-Argjentina
Stadiumi "Arena de Sao Paolo" në Sao Paolo.
Gjyqtar: Cuneyt Cakir (Turqia).
Holanda: Cillessen, De Vrij, Vlaar, Martins Indi, Kuyt, De Jong, Sneijder, Wijnaldum, Blind, Robben, Van Persie.
Argjentina: Romero, Zabaleta, Demichelis, Garay, Rojo, Biglia, Mascherano, Lavezzi, Messi, Perez, Higuain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat