Prandelli: Më kërcënuan me vdekje

Sporti

Prandelli: Më kërcënuan me vdekje

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 00:40

Cesare Prandelli vjell vrer ndaj shtypit italian gjatë prezantimit si trajner i Galatasaray-it në kampionatin turk. 56-vjeçari shpërtheu me akuza pas kritikave të shumta që mori për shkak të eliminimit të Italisë që në fazën e grupeve të Brazil 2014.

“Unë dhe familja ime kemi marrë letra kërcënuese nga tifozët. Mund ta mbyllja ndryshe aventurën me kombëtaren, sikurse veprojnë të gjithë italianët. Përkundrazi, u dorëhoqa me vullnetin tim për të mos pranuar asnjë ofertë nga Italia”.

Eliminimi para kohe nga Botërori mbetet një çështje që ende i djeg shumë Prandellit, i cili thumbon disa nga lojtarët për sjelljen e tyre.

“Ndonjë nga futbollistët e mi u tradhtua nga frika, por nuk është e vërtetë që grupi ishte i përçarë. Prania e familjeve në grumbullim ishte një aspekt pozitiv, por mes njerëzve që më akuzojnë, një i ndyrë ishte brenda skuadrës. Më ka ardhur shumë keq që arritën deri aty sa të më krahasonin me Sketinon, kapitenin e anijes që u mbyt në brigjet e Toskanës, por ky është cinizmi i futbollit tonë.”

Në fund Prandelli jep vlerësimin e tij për emra të veçantë.

“Mario Ballotelli ka shumë potencial, por nuk është bërë akoma një kampion. Ai që më ka zhgënjyer më shumë nga pikëpamja njerëzore ishte Rossi.”

Përsa i përket pranimit të ofertës së Galatasaray-it Prandelli tha si ishte bindur nga projekti fitues i klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat