Qan bukuroshja për "tërmetin" që ua shkaktoi Gjermania

Sporti

Qan bukuroshja për "tërmetin" që ua shkaktoi Gjermania

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 00:20

Turpi sportiv mbuloi Brazilin. Pesë herë kampioni i Botës, Brazilit, pëson humbje tepër të rëndë, 7:1 nga super Gjermania. Tifozët "Samba" të mërzitur deri në pikën e fundit. Heshtje "varri" në stadiumin "Mineirao" në Belo Horizonte, pikëllim e çka jo tjetër. Vaj e lot. Në fotografi shihet një tifoze braziliane, një bukuroshe që shkrehet në vaj. Dot nuk e përballon humbjen dhe eliminimin e kombëtares "Karioke" që luajti tepër dobët. Shtatë gola gjerman që as laiku më i madh nuk do të besonte. Gjermania agresive, mbushi rrjetën braziliane. Bukorushja braziliane dhe shumë brazilian të tjerë qajnë disa janë edhe të hutuar e pa koment e të shtrirë për toke nga pikëllimi. Gjermania në finale, Brazili në ferr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat