Tifozët harrojnë rivalitetin, festojnë në plazh

Sporti

Tifozët harrojnë rivalitetin, festojnë në plazh

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 00:35

Ky Botëror është gjithmonë e më shumë një festë, dhe festa nuk ka ku të ndodhë tjetër veçse në plazhin e Copacabanas.

Gjysmëfinalet janë vetëm pak orë larg, por teksa skuadrat në distancë i lëshojnë dorashkën e sfidës njëra-tjetrës për tifozët ky Botëror është gjithmonë e më shumë një festë, dhe festa nuk ka ku të ndodhë tjetër veçse në plazhin e Copacabanas. Me mijëra tifozë, pushtuan plazhin më të famshëm të Brazilit duke u binjakëzuar me njëri-tjetrin në prag të ndeshjeve gjysmëfinale. Muzikë, kërcim, birra, futboll në plazh dhe këngë, shumë këngë dedikuar kombëtareve të tyre, në një përplasje recitale për të parë se kush mes tyre triumfon në pasionin dhe mbështetjen për skuadrën e zemrës.

Madje dhe fansat argjentinas, që njihen për rivalitetin e tyre me brazilianët këtë herë festonin të lirshëm, ndoshta dhe për faktin se fillimisht duhet të bëjnë hesapet me Holandën. Gjithsesi në fund ligjin e bënë si gjithmonë tifozët brazilian që zunë skenën kryesore me kërcimet e tyre me shpresën se në fund të sfidës me Gjermaninë do të jenë sërish ata që do të kërcejnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat