Në Kinë, klinikë për të “sëmurët e Kupës së Botës”

Sporti

Në Kinë, klinikë për të “sëmurët e Kupës së Botës”

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 17:07

Pas eleminimit të kombëtareve të shumta gjatë kampionatit botëror të futbollit, shtete të shumta janë zhgënjyer, por për shkak të afrimit të finales, vëmendja është përqendruar në Brazil.

Megjithatë nuk mungojnë në të gjithë botën të apasionuarit pas futbollit, të cilët nuk humbin asnjë ndeshje pa parë, madje edhe në vende më pak të famshme të futbollit, si Kina.

Pikërisht në këtë vend, janë krijuar klinika për të kuruar atë që mjekët e quajnë tashmë “sëmundja e Kupës së Botës”, simptomat e së cilës janë lodhje, pagjumësi dhe acarim, simptoma të shkaktuara për shkak të orëve të gjata të qëndrimit para televizionit për të parë ndeshjet dhe për shkak të orarit të ndryshëm.

Janë me dhjetëra familje të prekura nga probleme të tilla, si dhimbje stomaku, mungesë oreksi, ankth, madje dhe paranojë, si dhe dobësim të sistemit imunitar.

Por nuk janë vetëm oraret e ndeshjeve shkak për këtë sëmundje. Wang Fu Wong, një 35 vjeçar kinez i cili punon në një karburant, tregon se ka pasur krizë nervore pas kafshimit të famshëm të Suarez ndaj Chiellini, të cilin mjekët e mbajtën në klinikë për 48 orë, duke i këshilluar pushim absolut dhe duke i rekomanduar limitim në maksimum të numrit të ndeshjeve për tu parë./a.y/noa.al/ - See more at: http://www.noa.al/artikull/ne-kine-klinike-per-te-semuret-e-kupes-se-botes/427496.html#sthash.p058xoN3.dpuf

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat