Flamurtari e Laçi e filluan mbarë në Evropë

Sporti

Flamurtari e Laçi e filluan mbarë në Evropë

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 23:14

Skuadra me renome shqiptare, Flamurtari i Vlorës, kthehet me fitore nga Tbilisi i Gjeorgjisë. Skuadra shqiptare shënoi fitore të madhe me rezultat 3:2 kundër Sioni Bolnisi, në ndeshjen e para para eliminatore të Europa League në futboll. Vlonjatët krijuan një epërsi të mirë për ndeshjen e kthimit që zhvillohet pas një jave. Flamurtari u tregua shumë i fortë dhe arriti fitore me golat e Veliut (20′), Kuqit (74′), G.Lika (90+3′) dhe për vendasit realizoi: Isiani (27' e 30'). Laçi luajti me dinjitet dhe barazoi 1:1 në Velenje të Sllovenisë me Rudarin. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Klinar në minutën e 17-të dhe laçianët barazuan 1:1 një minutë (89') pa mbaruar ndeshja. Autor i golit qe Adeniyi.

Sioni – Flamurtari 2:3 (2:1)

Shënues: Isiani (27′, 30′) -Veliu (20′), Kuqi (74′), G.Lika (90+3′(.
Gjyqtarë: Kristo Tohver, Sten Klaasen, Dmitri Vinogradov (Estoni)
Kartonë të verdhë: Ugulava, Imedashvili, Gureshidze - Arbëri, Kuqi, Telushi, Abilaliaj.
Sioni: Merlani, Kandelaki, Svanidze, Imedashvili, Popkhadze, Tskhadaia, Lobjanidze (Ugulava 54′), Aptsiauri (Samkharadze 74′), Gureshidze (Adamia 85′), Kakhelishvili, Isiani.
Flamurtari: I.Lika, Mici, Veliu, Lena, Arberi (Idrizaj 90′), Muzaka (Meto 87′), Telushi, Kuqi, G.Lika, Zeqiri (Shehaj 83′).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat