Mertesacker: Jemi kthyer në rrugën e duhur

Sporti

Mertesacker: Jemi kthyer në rrugën e duhur

Më: 22 prill 2014 Në ora: 10:52

Per Mertesacker ka besim të madh se të gjithë do ta shohin Arsenalin e vërtetë në ndeshjet e mbetura, sepse problemet me lëndime i kishin kushtuar më herët skuadrës londineze. ''Ne kemi nevojë për këso momente. Kemi top lojtar në skuadër dhe top sulmues si Lukas Podolski që i mbyll aksionet për mrekulli. Pastaj kemi Ramseyn dhe Özil të kthyer nga lëndimet'' ''Ata mund ta bëjnë diferencën. Kishim probleme në pjesën e dytë të sezonit shkaku i lëndimeve tejet të gjata, por shumica nga ata po kthehen dhe normalisht se jemi më të fortë tani'', tha gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat