Mourinho: Gjysmëfinalja nuk vendoset në 90 minuta

Sporti

Mourinho: Gjysmëfinalja nuk vendoset në 90 minuta

Më: 22 prill 2014 Në ora: 00:03

Luhet Atletico-Chelsea gjysmëfinalja e parë e Uefa Champions League. Në Vincente Calderon do të zbresë në fushë edhe Thibaut Courtois, portieri belg që edhe pse është në pronësi të bluve të Londrës mbron portën e Los Colchoneros. Uefa e zhvlerësoi klauzolën që kishte vendosur klubi anglez në kontratën e huazimit të 21-vjecarit te skuadra spanjolle, një vendim ky që nuk nevojë për diskutime as sipas trajnerit të Chelsea Joze Mourinho.

“ Mendoj se vendimet e Uefa nuk komentohen por vetëm pranohen. Një trajner nuk duhet të flasë për këto gjëra. Dhe unë nuk flas për futbollistët e ekipeve të tjera”.

Simeone u shpreh se Mourinho është një teknik më i mirë se ai por cfarë mendon Special One në lidhje me këtë temë?

“ Nuk jam dakort. Nuk është e drejtë të krahasosh trajnerët aq më pak nëse njëri ka 15 vite karrierë mbi supe dhe tjetri shumë më pak. Janë fjalë të bukura nga ana e tij por unë nuk ndaj të njëjtin mendim”.

Atletico e Madridit dhe Chelsea cilësohen edhe si dy skuadra që zhvillojnë një futboll të ngjashëm megjithatë tekniku nga Setubali e vlerëson jashtë mase kundërshtarin.

“ E kam ndjekur në shumë raste Atleticon dhe akoma më shumë kur shorti në vuri përballë. Të luftosh për titullin e La Ligas dhe të mbrrish në gjysmëfinalet e Championsit duhet të jesh një ekip shumë I rëndësishëm. Ne I respektojmë ata , megjithatë unë nuk jam këtu për të folur për cilësitë e Atleticos. Mendoj se gjysmëfinalet nuk vendosen nga një ndeshje”.

Pyetjes së gazetarëve për sa I përket sulmit të cmendur të zëvendësit të tij Rui Faria ndaj arbitrit Dean në ndeshjen e Premier League përballë Sunderland-it portugezi ju përgjigj në këtë mënyrë.

“Eshtë një ditë Championsi dhe flitet vetëm për këtë kompeticion. Përsa i përket Premier Leagues mund të pyesni 19 skuadrat e tjera por jo Chelsea-in”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat