Kampionati U-19, Vllaznia shpallet kampione

Sporti

Kampionati U-19, Vllaznia shpallet kampione

Më: 21 prill 2014 Në ora: 21:11

Vllaznia është zyrtarisht kampione e të rinjve, edhe pse dje nuk arriti të luante ndeshjen e javës së 25-të kundër Besës. Për shkak të mosparaqitjes së ekipit kavajas, shkodranët e fitojnë këtë takim në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe duke qenë se ndjekësi më i afërt i kuqebluve, Partizani, barazoi në Pogradec, automatikisht Vllaznia fiton titullin kampion 5 javë para përfundimit të kampionatit. Me 63 pikë në krye të klasifikimit, skuadra e drejtuar nga Luan Zmijani vulos titullin, teksa është aktualisht 15 pikë para Partizanit. Edhe nëse i humbet të gjitha takimet deri në fund dhe nga ana tjetër të kuqtë të njohin vetëm fitore, sërish kampione është Vllaznia, pasi dominon në ndeshjet direkte..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat