Bartomeu: Messi duhet ta meritojë kontratën

Sporti

Bartomeu: Messi duhet ta meritojë kontratën

Më: 20 prill 2014 Në ora: 09:48

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka hedhur poshtë mundësinë që të shitet Lionel Messi, duke zbuluar se katalanasit kanë në plan që t'i ofrojnë atij një kontratë të re të përmirësuar, por vetëm nëse ai vazhdon të prodhojë performanca të nivelit të lartë.

Ka pasur spekulime se Barcelona po mendon ta shesë superyllin argjentinas, por performancat e dobëta të tij duket se nuk kanë bindur presidentin për të ofruar rinovimin te katër herë fituesi i Topit të Artë.

"Nuk është puna e një kontrate të re. Ne kemi propozuar momdifikimin e kontratës ekzistuese, e cila do të zgjasë deri në vitin 2018".

"Ne duam të ofrojmë një përmirësim të kushteve në linjë me klimën aktuale në futboll. Gjithë ajo që duam prej tij është që të vazhdojë të luajë sikur deri tani", ka thënë Bartomeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat