Inter, David Villa emri i ri për sulmin

Sporti

Inter, David Villa emri i ri për sulmin

Më: 19 prill 2014 Në ora: 11:09

Ka një emër të ri në listën e Erick Thohir për sulmin e Interit dhe ai është David Villa. Sulmuesi I Atleticos së Madridit që në përballjen e fundit të skuadrës së tij ndaj Elches humbi edhe një penallti, pëlqehet shumë nga manjati indonezian. Spanjolli mund të cilësohet si profili I duhur për zikaltërit, megjithatë t’ja rrëmbesh atë Atleticos nuk do të jetë aspak e lehtë. Në marrëveshje mund të përfshihet edhe Mauro Icardi që me paraqitjet e tij të fundit ka mahnitur as më pak e as më shumë por vetë trajnerin e Los Colchoneros Diego Simeone. Kështu David Villa I shtohet listës që përbëhet nga Dzeko, Morata e Torres për gjetur zëvenduesuesin e Diego Militos në sulmin e Interit. Mbi të gjitha drejtori I zonës teknike te milanezët Piero Ausilio ishte në tribunën e “Vincente Calderon” në sfidën e Champions League mes Atleticos dhe Milanit pikërisht për të ndejkur nga afër El Guaje.

Sulmuesi I datëlindjes 1981 normalisht nuk është I ri, gjithsesi ai mund të luajë në nivele të larta edhe për disa sezone të tjera. Vlera në merkato e David Villas varion nga 12 deri në 15 milionë Euro pasi Los Colchoneros nuk kanë edhe aq shumë interes për të shitur lojtarët e tyre më të mirë. Mund të cilësohet I mirë sezoni I parë I Villas si bardhekuq pasi në 41 ndeshje me Atleticon ka shënuar 15 gola. 32-vjeçari nga Langreo aktualisht përfiton 5 milionë Euro në vit te ekipi I drejtuar nga El Cholo Simeone dhe nëse vendos të transferohet te Interi do t’i duhet të ulë disi pagën. Edhe pse mund të konsiderohet një tratativë shumë e vështire ky opericion merkatoje mund të zhbllokohet pikërisht nga Mauro Icardi. Argjentinasi është kthyer një fiksim për Simeone, dhe Thohir nëse përveç parave në shkëmbim do të merrte edhe David Villan për Interin nuk do të ishte aspak keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat