Dinamo-Apolonia, supersfida e Kategorisë së Parë

Sporti

Dinamo-Apolonia, supersfida e Kategorisë së Parë

Më: 18 prill 2014 Në ora: 15:03

Java e 26-të e Kategorisë së Parë servir këtë fundjavë një sfidë interesante, mes dy prej emrave me peshë në futbollin shqiptar. Dinamo pret Apoloninë në një 90 minutësh ku varet edhe fati i skuadrës fierake në luftë për një biletë mës me të mirëve të futbollit shqiptar. Blutë e kryeqytetit do të kërkojnë t’ua vështirësojnë punën miqve duke u stërvitur rregullisht edhe një ditë përpara kësaj sfide. Dinamo shihej si një nga skuadrat pretendente për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore këtë sezon por ecuria e çmendur e Elbasanit dhe forma e mirë që po tregon skuadra fierake nxorrën në pah mangësitë e klubit kryeqytetas që është dorëzuar në garën për kreun pasi vazhdon të vuajë mungesën e një grupi pa eksperiencë.

Në stërvitjen e së Premtes, djemtë e Dritan Mehmetit u përqëndruan në veprimet teknike duke sfiduar madje edhe rreshjet e shiut. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi” ditën e Shtunë në orën 16:00. Pas 25 javëve të para Apolonia mban vendin e dytë me 5 pikë më shumë se Tërbuni, ndërsa kryeqytetasit kanë humbur terren duke rrëshkitur në pozicionin e pestë me 8 pikë më pak se fierakët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat