Interi shfaq interes për Granit Xhakën

Sporti

Interi shfaq interes për Granit Xhakën

Më: 17 prill 2014 Në ora: 10:17

Pavarësisht arritjes së akordit me Cruzeiro për Nilton, Interi ka në mendje përforcime të tjera për mesfushën. Hipotezat për Obi Mikel e Casemiro qëndrojnë ende, por sipas “La Gazzetta dello Sport”, zikaltërit po vështrojnë nga afër 21-vjeçarin e Borussia Moenchengladbach, Granit Xhaka, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar pasi nuk po gjen vend si titullar në Gjermani.

Për kosovarin e natyralizuar zviceran ka shfaqur interes edhe skuadra e Lazios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat