Ancelotti: Mungesa e Ronaldos na motivoi

Sporti

Ancelotti: Mungesa e Ronaldos na motivoi

Më: 17 prill 2014 Në ora: 09:29

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se mungesa e Cristiano Ronaldos e ndihmoi skuadrën e tij të shënojë fitore në finalen e Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.
Portugezi mungoi në Clasico për shkak të një lëndimi, por në mungesë të tij Angel Di Maria dhe Gareth Bale të dy shënuan, derisa mbretërit fituan 2-1 në Mestalla.

“Ne e merituam titullin. Ne dhamë shumë në fushë dhe shfrytëzuar avantazhin në kundërsulme. Ne luajtëm vërtet mirë dhe të gjithë lojtarët punuan fuqishëm, andaj i uroj ata”.

“Mungesa e Cristianos i motivoi lojtarët. Kjo i bëri ata edhe më të fuqishëm. Ata të gjithë ia dolën mirë. Ju duhet të luani si ekip për të mposhtur Barcelonën dhe ne e bëmë këtë”.

“Barcelona u përpoq, por ne e dinim se si të luajmë kundër tyre. Ne duhej të ishim kompakt dhe ishim. Ne do të marrim fuqi nga kjo edhe për dy garat tjera”, ka thënë Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat