Thohir: Do të afrojmë një mes Dzeko dhe Torres

Sporti

Thohir: Do të afrojmë një mes Dzeko dhe Torres

Më: 16 prill 2014 Në ora: 20:43

Me sezonin futbollistik që po shkon drejt fundit në shtëpinë e Interit po mendojnë që tani për merkaton e ardhshme. Sipas presidentit të zikaltërve Erick Thohir, shoqëria që ai drejton ka objektiva seriozë për sezonin që do të vijë dhe te Interi do të bëjnë me patjetër një goditje të madhe në sulm.

“ Që nga sezoni i ardhshëm do të përpiqemi me çdo kusht të kualifikohemi në Uefa Champions League. Po kërkojmë një sulmues me nivel në arenën Europiane dhe shpresoj që një mes Dzekos, Torres dhe Moratas të afrohet te Interi. Futbollistë Italianë? Do të mundohemi të blejmë ndonjë por nuk e kemi të detyrueshme. Nëse Milani u jep përparësi lojtarëve italianë nuk mund të ndodhë kështu me ne pasi historia e këtij klubi është ndërtuar pikërisht nga të huajt”.

Por si e vlerëson manjati indonezian sezonin e deritanishëm të zikaltërve?

“ U kam thënë futbollistëve se ndeshjet e fundit janë të rëndësishme për t’i vlerësuar ata dhe shpresoj shumë që këta lojtarë të jenë baza jonë edhe për sezonin e ardhshëm. Uroj që të mbajmë atë pozicion ku ndodhemi në klasifikim pasi është e rëndësishme për ne që të marrim pjesë në Kupat e Europës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat