Vokrri i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, Shaban Hajrullahu

Sporti

Vokrri i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, Shaban Hajrullahu

Nga: K.G. Më: 16 prill 2014 Në ora: 17:32


U nda nga jeta te ish-futbollisti, trajneri dhe profesori, Shaban Hajrullahu. Ai ishte nje futbollist i shkëlqyer dhe një prej trajnerëve më të mirë llapjan, nga i cili kanë dalë emra të njohur të futbollit nga kjo pjesë e Kosovës. Kryetari i FFK-s,, Fadil Vokrri, i ka shprehur ngusllime familjes së të ndjerit. “Lajmi për vdekjen e z. Shaban Hajrullahu na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta Juve dhe gjithë të afërmeve të te ndjerit. Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, por ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni ashtu siç i përballoi edhe vet Shabani jetën dhe sfidat e saj. Z. Shaban Hajrullahu do të kujtohet gjithmonë me pietet, si futbollistë i shkëlqyeshëm, si trajner që edukoi breza të shumtë të futbollistëve dhe një shok e mik i mirë, i dashur e i respektuar ku do që ai u gjend nga të gjithë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat