Tjetër “shuplakë” për Guardiolën, Bayern-Dortmund 0-3

Sporti

Tjetër “shuplakë” për Guardiolën, Bayern-Dortmund 0-3

Më: 12 prill 2014 Në ora: 21:45

Borusia e Dortmundit turpëron Bajernin në Alianz Arena. Natyrisht ndryshe nga këto vitet e fundit klasikja e rradhës e Gjermanisë luhej për prestigjin në kampin e Pep Guardiolës, pasi bavarezët e kishin njollosur kampionatin me disfatën në Augsburg, ndërsa pikët kishin më shumë vlerë për Dortmundin, por një disfatë e tillë në shtëpi peshon vërtet shumë në krenarinë e kampionëve të Europës. Dhe mos mendoni se Guardiola i kishte kursyer yjet e tij, Neuer,Lahm, Schweinsteiger, Ribery, Roben e Mandzuukic, ne krahun tjetër me Dortmundin qe i duhej ta luante sfiden pa Lewandowskin luante me Mkhitarian në majën e modulit 4-2-3-1.

Ishte pikërisht armeni ai që nuk e zhgënjeu besimin e Jurgen Klopp në sfidën e tij të 200 në stolin e Borusias , me ish futbollistin e Shaktarin që pas një asisti të Marko Reus, kaloi në avantazh verdhezinjtë me të majtën e tij në qendër të zonës. Reagimi i bavarezëve nuk ishte ai që pritej. Në minutën e 49 Dortmundi u nis në një kundërsulm të shpejtë me Mkhitarian pas topit të humbur nga Ribery, armeni pasoi për Aubumenjang, i cili pasoi dhe finalizimi perfekt nga Marko Reus që shënoi golin e tij të 8 në 10 ndeshjet e fundit. Alianz Arena i përket Dormtmundit, ndërsa është vërtet i pafat ish presidenti i bavarezëve Uli Hënes në tribunë, edhe një herë që merr leje për të ndjekur nga afër Bajernin, skuadra më fituese e këtyre dy viteve të fundit humbet. Gjithsesi makthi nuk mbaroi aty pasi në minutën e 56 duhet kuptuar se cfarë i ndodh Bajernit, pasim i gjatë për Sahin, Dante krejtësisht jashtë pozicionit, dhe Rafinha në vonesë, Hofman kontrollon dhe mposht Raeder me të djathtën, 3-0 për Dortmundin që gjunjëzon kampionët e Gjermanisë dhe të Europës, aq sa Rafinhas nuk i mbajnë nervat në shtesë dhe i fut duart në thonjtë në fytyrë Mkhitarian duke mbyllur me turp një mbrëmje për Bajernin që edhe pse mund ta ketë mendjen te Europa , përjeton periudhën më negative në epokën Guardiola, ndërsa Dortmundi përveçse ngushëllohet për këtë hakmarrje mer vendin e dytë në klasifikim dhe i jep një sinjal të qartë Bajernit se sezonin e ardhshëm nuk do ta ketë kaq të lehtë për të fituar titullin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat