Romela Begaj dëmtohet në konkurrim, braktis Europianin

Sporti

Romela Begaj dëmtohet në konkurrim, braktis Europianin

Më: 8 prill 2014 Në ora: 20:10

E pafat, Romela Begaj thjesht nuk ishte në shenjën e fatit në kampionatin Europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Tel Aviv, vajza që jemi mësuar të na ngrejë peshë me sukseset e saj këtë herë nuk ja doli të ngrejë lart flamurin kuqezi në garimin në kategorinë 63 kg për femra edhe pse tentoi deri në fund, por u detyrua të braktisë garën në stilin e shtytjes pasi pësoi një dëmtim menjëherë pasi kishte ngritur peshën 115 kg në provën e saj të parë. Në këtë mënyrë 27 vjecarja nuk arriti të klasifikohet në dygarësh në renditjen përfundimtare , ndërsa nuk mundi të hyjë në zonën e medaljeve as në stilin e shtytjes ku u rendit e katërta në kontinent.

Romela e niste përfaqësimin me synimin e qartë për të hyrë në zonën e medaljeve teksa provonte që në fillim me 100 kg në shkëputje, në provën e saj të parë Begaj nuk arriti të ngrite shtangën me sukses teksa duket edhe se u nxitua. Thuajse identike ishte dhe prova e dytë, me shtangën 100 kilogramëshe që sërish kaloi pas shpatullave ndoshta edhe si pasojë e ngarkesës emociononale , një faktor vendimtar ky historikisht në paraqitjet e Romelës. Por gjithsesi teksa ishte vetëm një hap larg skualifikimit Romela u fut mes brohorimave në sallë në tentativën e tretë të cilën e realizoi me sukses, rezistoi në fazën e parë dhe u ngjit bashkë me shtangën duke ngritur peshë dhe zemrat e shqiptarëve të pranishëm apo të atyre që ishin duke e ndjekur në kanalin Europsport të Paketës Supersport. Megjithatë me këtë rezultat Begaj u rendit në vendin e katërt në shkëputje me medaljen e artë që në këtë stil shkoi për rusen Tima Turiejava që ngriti 105 kg, e pasuar nga ukrainasja Yulia Kalina me 103 kg dhe rusja tjeter Nadezda Lomova serish me 103 kg por me peshe trupore me te madhe se Kalina.

Gjithsesi shpresa ishte e gjalle teksa misioni vazhdonte ne shkëputje ku Begaj e niste me 115 kg. Ne proven e pare Begaj arriti të ngrinte shtangën edhe pse jo pa vështirësi, megjithatë të gjithë tifozët e saj nuk patën kohe as të festonin pasi menjëhere teksa ishte duke u larguar nga skena ku garoi, peshengritesja shqiptare u rrezua në toke si pasojë e një dëmtimi, duke shkaktuar ankth, gjithe stafi i shkoi ne ndihme por Begaj u detyrua të linte sallën me trishtimin që mbizotëronte edhe ndaj dhimbjes ne fytyrë, trishtimin për një mision qe i kishte vene vetes por qe nuk ja doli të realizonte, edhe pse provoi deri ne fund teksa e pame të kërkonte një tjetër prove , duke rrezikuar shumë, por nuk ishte e thënë, pasi pak minuta më vone erdhi dhe lajmi se Romela Begaj ishte terhequr nga gara ne shtytje, duke na dhuruar një tjetër paraqitje nga të sajat, ato që të emocionojne pavarësisht arritjes apo jo të suksesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat