Ronaldo mungon kundër Dortmundit

Sporti

Ronaldo mungon kundër Dortmundit

Më: 7 prill 2014 Në ora: 23:56

Cristiano Ronaldo është në dyshim për paraqitjen e tij në takimin e dytë çerekfinal të Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit.
Portugezi sot lëshoi trajnimin më herët e dyshohet se është lëndimi që e detyroi atë të bëjë një gjë të tillë.

Ylli portugez lëshoi fushën e ushtrimeve vetëm 20 minuta pasi kishte filluar, me dhimbje në gjurin e majtë, të njëjtin lëndim që e kishte pasur në fitoren e javës së kaluar 3 me 0 kundër gjigantit gjerman.
Ky lëndim njëkohësisht e mbajti jashtë fushës atë edhe gjatë vikendit ku ai nuk u paraqit në fitoren e Realit kundër Sociedadit.

Ai ishte trajtuar menjëherë nga fizioterapeutët pasi që la fushën, ndërkaq edhe pse klubi nuk ka dalë me asgjë zyrtare për të martën, Carlo Ancelotti ka insistuar se portugezi nuk do të paraqitet deri sa të jetë 100 për qind i gatshëm.
Trajneri Italian tha: “Cristiano ndihet se është 100 për qind gati, andaj ne besojmë se ai do të paraqitet por ne nuk do të rrezikojmë me të. Ai gjithmonë dëshiron të luajë dhe gjithashtu edhe unë. Por ai është profesionist dhe e di kur nuk mundet”.
Reali do të zhvillojë takimin e dytë kundër Dortmundit nesër në Gjermani. Në këtë takim pritet të rikthehen yjet e gjermanëve që vitin e kaluar patën shkatërruar madrilenët me rezultat 4 me 0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat