Hiddink: Mohon interesimin për Rooneyn

Sporti

Hiddink: Mohon interesimin për Rooneyn

Më: 26 tetor 2012 Në ora: 16:32

Trajneri i Anzhit, Guus Hiddink mohon zërat se skuadra e tij kërkon të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney.

Klubi rus, i cili ndodhet nën pronësi të miliarderit Suleyman Kerimov, po përpiqet të ndërtojë një skuadër, e cila të jetë në nivele të njëjta me disa nga ekipet më në zë të Europës. Pas deklaratës së Roberto Carlos që pohoi se Anzhi do të tentojnë Rooney, Hiddik theksoi se fjalët e tij janë keqkuptuar.

“Ai është zv/presidenti. Roberto mund të shprehe idete e tij, por deri në këto momente nuk më ka thënë asgjë”, përfundoi tekniku 65-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat