Sporti

Hasani lufton me Pacrs pėr titull bote nė taiboks

Bota Sot | 19.10.2012 19:01 • Kastriot Shehdadi
Hasani lufton me Pacrs për titull bote në taiboks

Tė shtunėn nė Uster tė Cyrihut nė Zvicėr, Muharrem Hasani do tė ketė punė me sllovakun Pacrs, nė garėn pėr titullin e botės nė taiboks nė versionin VKS.

Muharrem Hasani kėtė tė shtunė, me datė 20 tetor do tė ketė sfidėn dhe mundėsinė e parė pėr titull kampion tė botės nė kategorinė e rėndė nė taiboks, versioni VKS. Sllovaku Pacrs do tė jetė rivali i tij dhe po doli ngadhėnjyes Muharrem Hasani, shqiptari nga Gjakova atėherė do tė ishte edhe njė triumf i radhės si profesionist, pasi nė versione tjera veē ka tituj tė arrirė dhe tė admirueshėm .Dueli qė pėrcakton kampionin e ri nė kėtė version do tė zhvillohet nė Uster tė Cyrihut, nė rrugėn Theaterstrasse numėr 1.Siē kemi pėr gazetėn informata tė konfirmuara nga organizatorėt, dyert e palestres do tė jenė tė hapura qė nė ora 17,30 minuta ndėrsa dueli qė fituesin do tė mbajė tė ngritur si “superfuqi” bote do tė fillojė nė ora 18,30 minuta. Nga kampi i shqiptaro-zviceranit Muharrem Hasani shprehen tė jenė optimist pėr kėtė meē dhe burime pranė kėtij sportisti tė shquar tregojnė se Hasani ėshtė duke u pėrgatitur maksimalisht pėr kėtė meē dhe para saj ka vendosur tė punojė dhe tė jetė maksimalisht i pėrkushtuar nė meē tė mos jetė i “shpėrndarė” nė deklarata mediatike. Hasani, krahas vetėbesimit nė forcat e tija padyshim qė pret edhe ndihmėn e publikut nga i cili mendohet tė jetė i lartė nė numėr, e posaēėrisht nga bashkėkombėsit e tij por natyrisht edhe nga shtetasit helvetik nė tė cilėn ėshtė i natyralizuar. Muharrem Hasani nga viti 2005 ėshtė sportist profesionist tė taiboks. Nė kėtė vit u shpall kampion i Evropės nė kategorinė 95 kilogramė, nė versionin WPKC. Njė vit mė pas, nė vitin 2006 u shpall kampion i Europės nė tė njėjtėn kategori pos asaj here nė versionin WFC. Njė sukses tjetėr nė versionin WPKC Muharrem Hasani e ka arritur nė vitin 2007 ku u shpall kampion ndėrkontinental nė kategorinė deri 95 kilogramė. Ka dhe suksese tjera nė turne tė ndryshėm prestigjioze dhe njė fitore e sė shtunės do t’ia plotėsonte cv-nė prej njėrit ndėr sportistėt mė tė shquar shqiptarė tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus