Sporti

Guardiola i thotė jo Milanit

Bota Sot | 12.10.2012 13:16
Guardiola i thotë jo Milanit

Sapo zėrat pėr njė ulje tė mundshme tė Pep Guardiolės nė stolin e Milanit filluan tė bėheshin seriozė, menjėherė shtypi katalas ul me kėmbė nė tokė kuqezinjtė. Sipas tė pėrditshmes sportive Sport, tekniku spanjoll ka refuzuar ofertėn e Milanit pasi pėr momentin nuk sheh njė projekt konkret nė skuadrėn italiane.
Gjithashtu mėsohet se Pep i ka thėnė jo dhe stolit tė Chelsea-t pėr sezonin e ardhshėm dhe njėkohsisht dhe kombėtares braziliane. Megjithatė Milani nuk duket i predispozuar pėr tė hequr dorė dhe Berlusconi i ka kėrkuar Galliani-t qė tė realizojė njė projekt serioz pėr t’ia dorėzuar Guardiolės, me tė cilin drejtori kuqezi shpreson tė lėrė njė takim nė Nju Jork nė javėt nė vazhdim.
Shpresa e madhe e Milanit ėshtė qė tė shesė njė pjesė tė aksioneve ose tėrė klubin te manjati rus i Rusian Aluminimun, gjė qė mund tė garantonte dhe likuiditetet e nevojshme pėr tė siguruar shėrbimet e lojtarėvė tė mėdhenj pėr sezonin e ardhshėm qė do tė bindin Guardiolėn tė firmoste me kuqezinjtė. Dėshira e Berluskonit ėshtė kaq e madhe pėr tė mbėrritur te tekniku spanjoll, aq sa mediat italiane raportojnė, se presidenti i kuqezinjve nuk ka pėrgatitur as njė plan B pėr tė menduar pėr njė tjetėr emėr, nėse Pep do tė vazhdonte tė refuzonte ofertėn e tij.

Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus