Jordi Cruyff: Messi e Ronaldo, vite dritë para të tjerëve

Sporti

Jordi Cruyff: Messi e Ronaldo, vite dritë para të tjerëve

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 18:15

Ish mesfushori i Barcelonës dhe Manchester United, Jordi Cruyff mendon se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë shumë larg lojtarëve të tjerë, kur bëhet fjalë për më të mirët në botë. Djali i legjendës holandeze, Johan Cruyff, konsiderohet i kualifikuar për të dhënë vlerësime, duke marrë parasysh faktin se gjatë karrierës së tij ka luajtur me yje si Romario, Hristo Stoichkov, David Beckham dhe Roy Keane në Camp Nou dhe Old Trafford.

“është e vështirë të zgjedhësh mes tyre. Janë dy lojtarët më të mirë, sidomos kur bëhet fjalë për numrin e golave që kanë realizuar. Bota e futbollit duhet të presë ende për dikë që të krahasohet me ata sepse debati do të vazhdojë edhe për 3-4 vite të tjera. Messi dhe Ronaldo janë vite dritë përpara pjesës tjetër të lojtarëve”.

Eshtë ky mendimi i Jordi Cruyff, cili duke folur më pas për Barcelonën, tha se loja e katalanasve varet nga lojtarët dhe është vështirë të ndryshojë, pavarësisht se cili është trajneri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat