Sporti

Ronaldo i lumtur, e tregojnė shifrat

Bota Sot | 04.10.2012 17:11
Ronaldo i lumtur, e tregojnë shifrat

Dy tregolėsha nė dy ndeshjet e fundit, me Deportivo La Korunjėn nė La Liga dhe ndaj Ajaksit nė Champions. Shifra tė denja vetėm pėr njė lojtar si Kristiano Ronaldo, mė i miri i Realit tė Madridit, qė ėshtė kandidati kryesor pėr fitimin e Topit tė Artė. Ndoshta nuk ishte nė formėn mė tė mirė nė fillim tė kampionatit, cka u refkeltua edhe nė rezultatet zhgėnjyese tė Los Blankos, por ku ai shėnon dhe gėzon, Reali bėhet i papėrbajtshėm. Pas hodhi pas krahėve periudhėn e trishtimit, yllit portugez nuk I duhen shumė raste pėr tė shėnuar, madje realizon tė paimagjinueshmen, duke bėrė qė mė e vėshtirė tė perceptohet si mė e thjeshtė. Nė Champions Ligė arriti nė kuotėn e 42 golave, 14 vetėm nė 11 ndeshjet e fundit, kaloi Drogbanė, barazoi Del Pieron, dhė kėrcėnon 5 golashėnuesit mė tė mirė, ndėr tė cilėt ish-mengesin Raul rekordmenin absolut, i frenuar nė kuotėn e 71 golave. Me bluzėn e Realit po thyen tė gjitha parashiket e mundshme, nė 154 ndeshje ka realizuar 159 gola. Asnjė futbollist nė historinė e Realit nuk ka shėnuar mė shumė gola sesa ndeshje tė zhvilluara. Por Kristiano nuk e ka mendjen te statitistikat personale, porn ė El Klasikon e radhės.

“Jam shumė I kėnaqur pėr lojėn qė kemi zhvilluar dhe sigurisht edhe pėr rezultatin. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė nė kėtė moment kemi fituar shumė besim, aq me tepėr qė vetėm pas disa ditėsh do tė luajmė ndaj Barcelonės. El Klasiko ofron gjithmonė njė sfidė mjaft tė komplikuar, por nėse hyjmė nė fushė me besim do tė arrijmė njė rezultat tė mirė.

Mungesat shumė tė rėndėsishme nė mbrojtjen e Katalanasve, Ronaldo komenton shkurt:

Do tė mungojnė Pyjol dhe Pike? Prapseprapė do tė jenė 11 lojtarė nė fushė. Barcelona ėshtė njė skuadėr e madhe dhe ka shumė alternativa pėr t’i zėvendėsuar.

Ronaldo i ka shėnuar gjithėsej 5 gola Barcelonės, 2 nė La Liga dhe 3 nė Kupėn e Mbretit.


Komentet

Komente | Kthehu
comments powered by Disqus