​Luiza Gega kampione e modestisë, vullnetit, ambicies dhe Evropës

Sporti

​Luiza Gega kampione e modestisë, vullnetit, ambicies dhe Evropës

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 10:48
​Luiza Gega

Atletja Luiza Gega ja doli mbrëmjen e djeshme të shpallet kampione e Evropës në 3000 metra me pengesa, duke bërë të mundur kështu të ngjisë majën e Evropës me flamurin kuqezi në pistën e atletikës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momentet magjike të atletes pas përfundimit të garës, teksa atletja Gega e kishte të pamundur të mbante lotët dhe të fshihte emocionet.

“Mirëmëngjesi dhe me këto momente historike të dhuruara nga një kampione e modestisë, vullnetit e ambicies dhe qysh mbrëmë edhe kampione e Evropës, ju uroj një të diel të bukur”, u shpreh Rama.

Atletja shqiptare ka bërë një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Evropës në Evropianin e atletikës që u mbajt në Mynih.

Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë.

Ajo mori kryesimin në garë që pas 100 metrave të parë, për të lënë pas të gjitha rivalet. Sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që u bë rekordi i ri i Kampionatit Evropian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Yuliya Zaripova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat