Rekord

Futboll

Rekord

Më: 30 prill 2024 Në ora: 13:18
Guardiola

Pep Guardiola festoi të dielën 300 ndeshje në Premier Ligë në periudhën e tij jashtëzakonisht të suksesshme si trajner i Mançester Sitit. Ai e arriti pikën historike me fitoren 2-0 të së dielës në Notingem Forest.

Katalanasi ka fituar pesë tituj në shtatë sezone dhe aktualisht po shkon për një sukses të gjashtë në kampionat që nga mbërritja në Mançester.

Me 16 trofe të mëdhenj, Guardiola është tashmë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit. Gjithashtu nuk ka dyshim se Siti i tij ka qenë forca dominuese në vend që kur ai zbarkoi në ishull. Në fakt, Siti ka fituar 54 pikë më shumë në Premier Ligë se kushdo tjetër gjatë këtyre gati tetë sezoneve.

Skuadra e Guardiolës ka fituar 704 pikë nga 300 ndeshje, me Liverpulin që renditet i dyti me 650 pikë. Arsenali, Totenhemi dhe Mançester Junajtid janë ekipet e radhës që ndjekin sa i përket pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat