Lajme të mira për Romën

Futboll

Lajme të mira për Romën

Më: 30 prill 2024 Në ora: 13:23
Dybala e Lukaku

Lajme të mira për Romën.

Verdhekuqtë kanë hedhur pas krahëve barazimin ndaj Napolit pasditen e të dielës dhe po punojnë për gjysmëfinalen e parë të Europa Leagues, ku do të vihen përballë kampionëve të freskët të Gjermanisë, Bayer Leverkusenit.

Trajneri De Rossi mund të arrijë të rikuperojë për këtë takim edhe sulmuesin belg Romelu Lukaku, i cili u dëmtua në sfidën e kthimit ndaj Milanit dhe nuk luajti as të dielën ndaj Napolit.

Sulmuesi belg ishte këtë të hënë në qendrën stërvitore, ku punoi nën mbikëqyrjen e mjekëve dhe dha rezultate mjaft të mira, teksa gjasat janë që të bashkohet me skuadrën që të martën, për të qenë gati të zbresë në fushë të enjten në mbrëmje.

Roma do të presë Bayer Leverkusenin në “Olimpico” të enjten në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat