Rama: Po kërkoj dialog, jo negociata

Shqipëria

Rama: Po kërkoj dialog, jo negociata

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 19:04
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke i sqaruar studentët se po kërkon të dialogojë dhe jo të negociojë.

Kreu i Ekzekutivit thekson se një frikë të tillë nga dialogu e ka parë te politikanët, ndërsa ngre pikëpyetjen se dikush po i pengon studentët duke bërë megafonin e prishur me telefon.

“Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?”, deklaron kryeministri Rama. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat