Operacion antidrogë në Korçë, policia gjen 10 kg hashash të fshehur në një automjet! Dy persona në pranga

Shqipëria

Operacion antidrogë në Korçë, policia gjen 10 kg hashash të fshehur në një automjet! Dy persona në pranga

Më: 25 prill 2024 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës mëngjesin e ditës së sotme (25 prill).

Pasi u kapën teksa transportinin lëndë narkotike.

Gazetarja e Top Channel, Dhorjela Çule bën me dije se gjatë operacionit të zhvilluar nga policia në një prej fshatrave të Korçës, u gjetën 10 kg drogë të llojit “kanabis sativa”, fshehur në automjetin me të cilin udhëtonin dy të arrestuarit.

Këta të fundit janë shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit të trafikimit të lëndëve narkotike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat