Përmeti, me ballkon panoramik për turistët

Shqipëria

Përmeti, me ballkon panoramik për turistët

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 14:13
Përmet

Shtëpitë më të bukura janë ato që kanë ballkon, i cili të jep mundësinë për të pushuar dhe për të shijuar i qetë bukuritë përreth.

Edhe qytetit të Përmetit i është shtuar një ballkon, simbol i ri turistik, në shëtitoren kryesore afër Gurit të qytetit, ku vizitorët vendas apo të huaj mund të shijojnë pamjet fantastike dhe natyrën e mrekullueshme të këtij qyteti, buzë lumit Vjosë.

Bashkia e Përmetit i ka dhënë një rëndësi të veçantë përmirësimit të infrastrukturës së këtij qyteti, ku bashkë me investimet e qeverisë ai tashmë po kthehet në destinacionin e turistëve në çdo stinë. Një ndër investimet e fundit është edhe ndërtimi i linjës së re elektrike dhe janë vendosur ndriçues Led në rrugët kryesore dhe lulishtet e Përmetit, duke i dhënë një pamje fantastike qytetit gjatë orëve të mbrëmjes.

I njohur si “Qyteti i trëndafilave”, Përmeti ka natyrë të bukur dhe monumenteve të shumta kulturore dhe historike.

Qyteti i Përmetit është i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të Vjosës, thuajse tërësisht nën kodrën e Bolëngës dhe rrëzë malit të Dhëmbelit. Kur mbërrin në Përmet, përballesh me një qytet të vogël, për nga shtrirja gjeografike, por të madh nga vlerat e shumta historike, kulturore e natyrore të tij. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat