Në kuadër të parandalimit të aksidenteve gjatë fundjavës policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle me Radar e Drager në rrugën interurbane Tiranë – Durrës - Tiranë.
Gjatë kontrollit janë konstatuar drejtues mjetesh në gjendje të dehur, por dhe me shpejtësi jashtë mase të lartë.
“166 km/h + 22 mg/l alkool. Shpejtësi fluturuese e kombinuar me alkool = destinacion ?????.
Ne kete rast shpetimtari i jetes ishte Polici e Radari dhe drejtuesi i mjetit shkoi ne banese por pa patente, por me te tilla kombinime ne rastin me te keq shkon patenta ne banese por pa drejtuesin e mjetit.
Prej ores 22.00 te mbremjes se dates 04.08.2018 deri ne oren 02.00 te mengjezit te dates 05.08.2018 jane pezulluar 13 Leje Drejtimi per shpejtesi qe varionin nga 138 km/h e deri ne 166 km/h, ku ne tre raste me kombinim shpejtesi+alkool.
Mos shpejtoni se Radari ju pret, mos fluturoni se destinacioni????”, njofton policia Rrugore.