Bllokohen çanta me rreth 30 mijë paund në portin e Durrësit!

Shqipëria

Bllokohen çanta me rreth 30 mijë paund në portin e Durrësit!

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 21:44
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme janë bllokuar nga policia kufitare në Durrës dy raste me shuma të mëdha paundësh

Fillimisht nga kontrolli në mjetin tip “Audi” që drejtohej nga 38-vjeçari me inicialet N.M. ju gjetën dhe ju bllokuan në një sasi  paund që nuk i kishte deklaruar.

Gjithashtu edhe në rastin tjetër të sekuestruar sërish gjatë ditës së djeshme  prej dy personave me inicialet B. M. dhe F. Gj. 32 vjeçe e 41 vjeç I janë bllokuar një sasi e padeklaruar paundesh. Burime për Report Tv pohojnë se bëhet fjalë për mbi 30 mijë paund, që janë bllokuar, rreth 15 mijë në rastin e parë dhe 17 në të dytin.

Ndërkohë personat që kishin shumat e sekuestruara po ktheheshin nga Anglia, ndërsa janë marrë në pyetje për të deklaruar origjinën e shumës dhe janë liruar, ndërsa hetimet vijojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat