Rama me dy deputete më shumë, "tradhtohet" PDIU

Shqipëria

Rama me dy deputete më shumë, "tradhtohet" PDIU

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 11:27
Reme Lala

Dy deputete të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet kanë kaluar zyrtarisht tek Partia Socialiste.

Reme Lala dhe Elena Xhina i janë bashkuar Kryeministrit Edi Rama në Dibër, aty ku sot ishte njoftuar nisja e punimeve për Rrugën e Arbërit.

Deputetja Lala ka thënë në një takim në Peshkopi se i bashkohet Partisë Socialiste bashkë me deputeten e Elbasanit, Xhina.

Deputetja e PDIU-së, Reme Lala ka shprehur që një vit më parë dëshirën për të bashkëpunuar me Partinë Socialiste.

"Në vitin 2017, në përfundim të zgjedhjeve qëndrore, Lala deklaroi se Rruga e Arbërit do të ishte një nga arsyet pse do hidhte pas krahëve atë që Lala e ka quajtur “politika e vjetër”, për të bashkëpunuar me socialistët.

Po ua theksoj te gjitheve, Dibra e dha verdiktin e vet. Tani me ngelet mua, qe ne respekt te dibraneve, te bej realitet fillimin e Rruges se Arberit brenda ketij viti. Po Rruga e Arberit me Edi Ramen behet, se Edi Rama e ka timonin! Une si dibrane, jam e gatshme te bashkepunoj me kedo qe realizon premtimin e Rruges se Arberit. Dibra ka me shume rendesi se ideologjite.Edhe nje here faleminderit shume Dibra, Dibres e dibraneve iu detyrohem e do t’iu perkushtohem perjete!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat