Sllovenia mbështet zyrtarisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Shqipëria

Sllovenia mbështet zyrtarisht hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Më: 27 maj 2018 Në ora: 14:37
Slovenia

Sllovenia është zyrtarisht për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Shqipërisë në Slloveni, Pëllumb Qazimi, u shpreh në një intervistë për ATSH-në se “Sllovenia zyrtarisht ka mbështetur statusin e vendit kandidat për Shqipërinë dhe këtë vit edhe hapjen e bisedimeve”.

“Sllovenia konsiderohet ndër vendet që ofrojnë mbështetje të plotë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shprehet ambasadori Qazimi për ATSH-në.

Kjo - thekson ai - konfirmohet gjatë gjithë takimeve të organizuara me autoritetet sllovene.

“Qëndrimi slloven është se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë dhe e kanë vendin në Evropë”, deklaron ambasadori Qazimi.

Ai shton se në debatin e fundit të organizuar më 23 maj në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Lubjanës, me organizim të përbashkët të Ambasadës së Hungarisë, si vend mbajtës i presidencës së vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Qendrës Sllovene për Perspektivë Evropiane, mesazhi kryesor ishte se këto vende, së bashku me Slloveninë, mbështesin plotësisht integrimin evropian të vendeve te Ballkanit Perëndimor. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat