“Babalja ka qenë i afërt me PS-në, PD ka patur fërkime në Vlorë me këtë grup”

Shqipëria

“Babalja ka qenë i afërt me PS-në, PD ka patur fërkime në Vlorë me këtë grup”

Më: 24 maj 2018 Në ora: 20:11
Albert Veliu (dëshmitari X), i njohur në Vlorë si “Babalja”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani është shprehur se Albert Veliu (dëshmitari X), i njohur në Vlorë si “Babalja”, ka patur konktakte dhe afri të shumta me pushtetarët e Partisë Socialiste.

I ftuar në Report tv, Ristani tha se madje PD në fushatë elektorale ka patur dhe fërkime të vogla me personat e PS-së, me të cilët njihet dhe babalja.

Ristani: Ai ka qenë shumë afër me njerëzit e PS, kemi pasur edhe fërkime të vogla në fushata elektorale, e njoh dhe e di se cfarë bën.

PD e ka pasur përgjimin misterioz në dorë disa muaj më parë, por Ristani u shpreh se u vendos për t'u publikuar tani, pasi u verifikua vërtetësia, ndërsa shtoi se ishte edhe pjesë e taktikës opozitare. Ai shtoi se janë duke u bërë verifikime edhe për disa ministra të tjerë.

Janë bërë verifikime, edhe ne duhet të bindeshim për vërtetësinë. Na duhej të kishim një kohë për ta verifikuar dhe pastaj për ta bërë publike, në këtë mes është edhe taktika opozitare. Janë duke u verifikuar edhe disa të dhëna të tjerë që implikojnë edhe ministra të tjerë.

Basha denoncoi dje se dëshmitari 'X', është kërcënuar dhe i janë ofruar 200 mijë euro për të ndryshuar dëshminë. Ndërsa Ristani u shpreh sot se 'Babalja' në të kaluarën ka qenë shumë afër me njerëzit e PS, ndërsa nuk kanë munguar, sipas tij edhe fërkimet elektorale me PD.

Ristani: Babalja? Nuk ka ndonjë ndryshim Babalja dhe vëllanë e Xhafajt, ai e ka vëllanë ministër dhe ky tjetri jo. Këta njerëz nga ai llum vijnë, por shyqyr që gjejnë kurajon që një ditë kthehen nga rruga e krimit për t'i shërbyer publikut. Është për t'u përshëndetur dhe nxitur fakti që hoqi dorë nga krimi.

200 mijë euro? Të dhënat i kemi, janë bërë shumë përpjekje për ta intimiduar për ta korruptuar dhe për të mos e lënë të dëshmojë. Kriminelët këtë punë kanë, deri në eliminimin fizik të dëshmitarit, por sa më sy hapur dhe veshë hapur të jemi të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat