Komisioni Parlamentar i Ligjeve është kthyer në një arenë debatesh e fyrjesh mes deputetëve të opozitës e kryetarit të komisionit, socialistit Ulsi Manja.
Edhe këtë të mërkurë, për të tretën herë rradhazi, deputetët e opozitës kanë bllokuar punimet duke kërkuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Debatet dhe fyrjet nuk kanë munguar.
Më poshtë disa nga debatet mes deputetëve të opozitës e kryetarit të komisionit Ulsi Manja:
Balliu: Jeni mazhorancë memece.
Manja: Gjëma ka ndodhur te ju, por se keni kuptuar.
Balliu: Na thoni, a jeni dakord që të jetë ministër Xhafaj, që ka vëllain trafikant?
Manja: Po më shurdhove mo burrë. E kanë marrë vesh njerëzit se je deputet ka tre ditë.
Balliu: Na jepni përgjigje. Jeni një tufë kalamajsh
Manja: Përgjigjet që kërkon i ka dhëne analisti Fahri Balliu.
Balliu: Ikni të gjithë se po vjen baba im këtu. E shikoni ku keni arritur te përmendni emra familjarësh. Jeni bere palaço. Pa folur unë këtu s’flet njeri.
Manja: 5 minuta pushim sa të mbarojë muzika e opozitës.
Balliu: Më datë 26 maj mbaron muzika jote.