Paloka tregon mënyrën si rrëzohet Rama - Bota Sot
Paloka tregon mënyrën si rrëzohet Rama

Shqipëria

E diel, 22 korrik 2018

Paloka tregon mënyrën si rrëzohet Rama

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:57
Edi Paloka

Edi Paloka, Nënkryetar i PD-së, tha se Shqipëria është në limitet e mbijetesës dhe demokracisë. Paloka theksoi se kjo qeveri rrëzohet me të gjitha format.

“Ne kemi marrë një vendim si opozitë, vetëm një qeveri anti-mafia mund të shpëtojë vendin dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Shqiptarët janë të neveritur nga kjo qeveri, ka humbur legjitimitetin që me zgjedhjet e fundit, ndërsa skandalet i dalin çdo moment.

Ka vetëm një mënyrë demokratike për ta rrëzuar që është vota, por kjo qeveri nuk lejon të votohet.

Rama po i rri larg integrimit, pasi sa më shumë të ofrohet aq më shumë i del hera e keqe.

Ne kemi thënë që hapja e negociatave do e demaskojë më shumë këtë qeveri, por ai që nuk do integrimin është Edi Rama”, tha Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test