‘Samiti i Sofjes’, Financial Times: Ja vendet skeptike ndaj Shqipërisë

Shqipëria

‘Samiti i Sofjes’, Financial Times: Ja vendet skeptike ndaj Shqipërisë

Më: 17 maj 2018 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Përpjekjet e Komisionit Europian për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor po hasin në rezistencë nga disa prej anëtarëve më të rëndësishëm të BE.

Kështu shkruan Financial Times, që thekson se Franca, Holanda dhe Gjermania janë mes shteteve të BE që duan të vendosin kërkesa më të rrepta përpara se të bien dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. 

Shqetësimet e tyre vijnë përpara Samitit të Sofjes mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të enjten.

Një diplomat i një prej shteteve skeptike i tha Financial Times se bisedimet për anëtarësim duken të parakohshme.

Një tjetër diplomat tha se duket se Komisioni po kërcen përpara se të nisë muzika.

“Ne thuajse të gjithë kemi shqetësime kur bie fjala te korrupsioni, kapja e shtetit dhe sundimi i ligjit,” tha ai, duke iu referuar Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“Karrota është aty, por ata duhet të bëjnë punën”.

Një diplomat i tretë tha: “Progresi ka qenë i mirë, por ka akoma rrjetet kriminale që operojnë sërish. Nëse punon në një ministri të Brendshme të një shteti anëtar të BE-së, kjo të fut drithmat”.

Sipas Financial Times: “Disa shtete anëtare kanë nevojë për më shumë prova për efiçencën e reformave të shitura me këmbëngulje nga liderë si Edi Rama, që thotë se vendi i tij po çrrënjos korrupsionin në gjyqësor dhe po lufton rrjetet kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat