BE përgëzon goditjen e krimit në Shqipëri

Shqipëria

BE përgëzon goditjen e krimit në Shqipëri

Më: 13 maj 2018 Në ora: 16:45
BE

Bashkimi Europian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një njoftim për shtyp, Zyra e BE-së në Tiranë citon se, “ndërsa rikujton se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore, Bashkimi Evropian gjithashtu shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat