Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi reagon në lidhje me miratimin e ndryshimeve në statuti.
Ai shkruan që është absurde që e krahasojnë statutin e ri të PD-së me atë të partisë që është në pushtet në Kinë.
Kjo pasi sipas tij atje i kanë dhënë pushtet absolut fituesit, ndërsa në PD po i japin pushtet të përjetshëm humbësit.
“MOS E KRAHASONI KOT ME KINËN
Po shoh që po e krahasojnë këtë statutin e ri të Partisë Demokratike me ndryshimet në kushtetutën kineze. Dhe po e trajtojnë sikur Lulzim Basha po ndjek modelin e Presidentit te Kinës, Xi Jinping, i cili, që prej Kongresit të fundit, mund të qëndrojë përjetë në atë post.
Më duket pasaktësi e madhe, perveçse një fyerje e rëndë për popullin vëlla kinez. Sepse në Pekin i kanë dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit”, shkruan Patozi.